Këngëtari i mirënjohur kosovar, Sinan Vllasaliu, për programin e Vitit të Ri ka publikuar dy këngët e reja, të cilat priten të bëhen hite, sikurse këngët e tjera që ka performuar Sinani.
Kënga “Një Marrëveshje”, është shkruar nga kompozitori nga Shkupi Avni Qahili, ndërsa muzikën dhe arranzhmanin e ka bërë Robert Bilbilov.
Kënga e dytë “U plakëm”, është një duet mes tij dhe Gilit. Ky do të jetë dueti i tretë mes tyre, ndërsa bashkëpunimi i tyre i fundit “Prapë se prapë” është treguar shumë i suksesshëm dhe ka thyer rekorde në tregun muzikor. Pritet që edhe kjo këngë të mirëpritet nga audienca shqiptare. Kënga është përgatitur nga Ilir Berani./albtime