KLIKO LIKE Like ,


.
+Get this at .

Kinezët me shpikje të re për të mbijetuar Apokalipsin – FOTO

Ndërsa afrohet data 21 dhjetor dhe frika për fundin e botës shtohet, mediat po sjellin në vëmendje shpikje të ndryshme të njerëzve të thjeshtë për ti mbijetuar katastrofës. Kështu një fermer nga Kina Liu Qiyuan, beson se është gati për të pritur Apokalipsin pasi ka ndërtuar shtatë lëvozhga me fije tekstili. Sferat e izoluar hermetikisht përmbajnë oksigjen të brendshëm si tanket dhe ulëse dhe rrip sigurimi për rreth 14 njerëz. Qiyuan shpreson se krijimi i tij, nëse nuk vjen fundi I botës, të mbështetet nga qeveria dhe organizatat ndërkombëtare për t’u mbrojtur nga cunami apo tërmetet. Në fillim të këtij viti, edhe një biznesmen kinez Yang Zongfu, zbuloi sferën e tij mbijetuese që kushton 180 mijë euro e cila mbante tre persona që mund të jetonin atje deri në 10 muaj.