Zhoze Murinjo ka shpërthyer në kritika ndaj
skuadrës së tij pas përfundimit të takimit të Kupës së Mbretit ndaj
Selta Vigo, duke akuzuar mungesën e profesionalizmit si arsyen kryesore
të humbjes. Madrilenët u mundën 2-1 në sfidën e parë në transfertë e
ndonëse gjithçka mbetet e hapur për takimin e kthimit, Murinjo është i
pakënaqur me sjelljen që kishin lojtarët e tij në ndeshjen e këtij
turneu.
Trajneri
shfrytëzoi paraqitjen e Varane, i cili luajti si i dëmtuar deri në fund
të ndeshjes, duke lavdëruar mbrojtësin për të kritikuar indirekt të
tjerët.
“Varane luajti si një kampion. I
dëmtuar dha më shumë se disa që nuk ishin të dëmtuar. Ai bëri punën e
tij. Nuk mund të vraponte, nuk mund të luante në mbrojtje, por preferuam
ta mbanim në lojë pasi ishte më mirë se sa me një lojtar më pak në
fushë”.
“Mbajtja e Morata në tribunë ishte
vendimi im dhe për këtë jam këtu, për të konfirmuar që herë veproj mirë,
e herë keq. Këtë radhë veprova keq, pasi duhej të qëndronte në stol”.
“Do
të flas me disa prej lojtarëve. Do të kishte qenë më mirë të luante
Morata, edhe pse është pa eksperiencë. Ai ka më shumë ambicie se një
lojtar që nuk kërkon shumë, që ndoshta nuk dëshironte ta luante këtë
ndeshje. Ftohtë, shi, ndeshje Kupe…”, ishin fjalët e Murinjos duke
shpjeguar arsyet që sipas tij kanë bërë që shumë prej titullarëve të
zakonshëm të preferonin pushimin para aktivizimit në këtë sfidë.
(LajmeShqip.com)
