Shqiptarja 22 vjeçare gjendet duke dhënë shpirt nga familjarët
Durrës, 25 janar 2013, NOA.al/A.Ymeraj- Fundi i jetës, zgjidhje apo vijim i dhimbjeve për të tjerët... ndoshta nuk e ka menduar gjatë.
Fatjona Murati një vajzë e moshës 22 vjeçare me banim në Spitallë të Durrësit i ka dhënë fund jetës duke pirë fostoksinë.
Vajza u gjet teksa jepte shpirt në banesë nga të afërmit, ndërsa krah saj u gjetën edhe gjurmë fosotoksine të cilat 22 vjeçarja i kishte pirë për të shkaktuar fundin e saj.
Fatjona u dërgua me urgjencë për ndihmë mjekësore, me shpresën se nuk do kishte fund fatal, por doza e helmit kishte bërë punën e saj dhe vajza gjeti vdekjen rrugës për në spital.
Efektivët e policisë të njoftuar për këtë ngjarje të rëndë, shkuan në banesën e vajzës, pyetën familjarët e saj, por të gjithë ngrinin supet, duke thënë se nuk dinin se pse gjaku i tyre kishte zgjedhur ti jepte fund jetës duke u helmuar.
E kjo është thjesht Fatjona e radhës, e cila në vështirësinë e parë, në zhgënjimin e parë, a në mërzinë e parë u dorëzua, ashtu sikundër kanë bërë dhjetëra të tjerë, duke u dhënë fund vuajtjeve të tyre, e duke shkaktuar vuajtje për familje të tëra.
